Distria Krasniqi, afër titullit të kampiones evropiane

0

Xhudistja e Kosovës, Distria Krasniqi, ka fituar edhe duelin e dytë në Kampionatin Evropian për juniorë në xhudo, që është duke u zhvilluar në Oberwart të Austrisë.

Distria ishte e mrekullueshme në rrethin e parë, duke e deklasuar për 2 minuta e 6 sekonda turken Merve Tas.

Po ashtu ajo me plot sukses dhe për një kohë të shkurtër arriti të mposhtë edhe gjermanen Ines  Beischmidt, transmeton albinfo.ch.

Distria, e cila garon në kategorinë 52 kilogramë, në finalen e Grupi A do të përballet me francezen Astride Gneto.

Xhudistja nga Kosova është pretendente për të fituar edhe Kampionatin Evropian të kësaj kategorie.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here