Distria ka humbur në çerekfinale në Grand Prix të Holandës por mbetet në garë për titull

0

Distria Kransiqi ka humbur në çerekfinale në Grand Prix të Holandës.

Në çerekfinale, xhudistja kosovare u përballë me japonezen Aya Sakagami, ku gjatë tërë ndeshjes ishte më e mirë por në fund japonezja shfrytëzoi një gabim të kosovares duke e rrezuar atë dhe fituar ndeshjen me ippon.

Në këtë garë janë duke marrë pjesë edhe Loriana Kuka dhe Akil Gjakova.

Kujtojmë se Distria fitojë medaljen e artë në Uzbekistan për kategorinë -48 kilogram dhe mbetet në garë pasi që kalon në repesazh, duke mbetur në luftë për titull.

Në repesazh Distria do të përballet me rumunen  Monica Ungureanu.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here