Disa veta arrestohen për ilaçe në Tiranë

0

Policia e Tiranës ka ndaluar dhe arrestuar me urdhër të prokurorisë, 8 persona, të cilët dyshohet të kenë lidhje me skandalin e rimbursimit të ilaçeve.

Bëhet fjalë për Drejtorin Rajonal të FSDKSH-së, Pjerin Xhuvani, dy zyrtare femra të Fondit të Kujdesit Shëndetësor dhe 5 drejtues (dy femra dhe tre meshkuj) farmacish, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre dhe vjedhje në shuma të mëdha, të cilat arrijnë deri në 56 milionë lekë të rinj.

Personat e arrestua janë: Pjerin Xhuvani, kreu rajonal i FDKSH-së; E.Mara, juriste pranë Drejtorisë Rajonale në Tiranë; K.Mahmutaj, punonjëse pranë Drejtorisë Rajonale Tiranë; M.Tufi, drejtuese teknike e famacisë në Lundër; N.Thanasi, drejtues teknik i farmacisë “Nutrimed”; H Roci. Administrator i farmacisë në Lundër;  A .Spahiu drejtues teknik i farmacisë në Bërzhitë;  A.Manaj, drejtuese teknike e farmacisë “Adelina”.

Hetimi ndaj këtyre shtetasve ka nisur pas të dhënave nga Fondi i Detyrueshëm i Kujdesit Shëndetësor. Urdhrat e arrestimit nga prokuroria janë ekzekutuar gjatë natës së djeshme nga policia dhe sipas burimeve të prokurorisë priten edhe 3 arrestime të tjera në lidhje me këtë skandal.

sh

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here