Disa raste dhune familjare, më të rrezikuarat gratë

0

Janë shënuar disa raste dhune familjare gjatë 24 orëshit të fundit në Kosovë, ka raportuar sot Policia e Kosovës.

Kështu në rrugën “Besnik Lajqi”, në Pejë një qytetar në gjendje të dehur ka sulmuar fizikisht babanë e tij. Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar edhe 25-copë fishekë cal. 7.62 mm dhe një gëzhojë të kalibrit të njëjtë. Me vendim të prokurorit sulmuesi është dërguar në mbajtje. Në Gjakovë ndërkaq një person ka sulmuar dhe ka kanosur me thikë bashkëshorten dhe djalin e tij duke iu shkaktuar edhe lëndime. Viktimat janë dërguar në spitalin rajonal për tretman mjekësor, ndërsa sulmuesi me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Lidhur me rastin është njoftuar edhe mbrojtësi i viktimave.  Edhe në Viti një grua ka qenë viktimë e dhunës së burrit. Atje një shtetas i Maqedonisë, ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe më pas është liruar, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here