Disa kundër, disa pro

0

YLL SADIKU

Te dyja palet mbrojne bindshem mendimin dhe qendrimin e vet. Situata e tille, na beri qe nje pjese e popullit te ndjehet shume i sakte ne ‘profecite’ te cilat i kemi parashikur para shume kohe. Populli eshte ne nje gjendje mjafte te mire, krahasim me disa kohe me pare. Po na del gjumi. Nuk jam une ai i cili jap ‘diagnozat’ per gjendjen momentale, por ne demokraci edhe mendimi im dhe i secilit dihet te respektohet ose te degjohet se paku. Prishja e ketij gjumi po vjen pikerisht nga organizatori i protestes, lideri i opozites maqedonase me ndihmen e nderkombtareve. Pikerisht dilema tek ne shqiptaret eshte se a duhet ta perkrahim apo jo.
Mendimi im personal eshte se nuk duhet ‘me lshu zemer’ tek Zaevi. Personalisht e dua per interes, sepse ai i ka ne dore momentalisht tradhetaret tane me tradhetite e tyre. Per ne shqiptaret eshte pak problem se cili do te jete kryeministri i ardhshem i irjm-se, apo cilet do te jene ministrat e ardhshem. Problemi tek ne eshte tek faktori jone politik.
Ndodhite e fundit ishin pasqyre e qarte e situates dhe e marreveshjeve te fshehta te aliut dhe menduhit, te cilet te dyt ishin dhe vazhdojne te mbesin peng te diktatorit gruevski me ekipen e tij.
Blloku i mundshem opozitare eshte nje shkendije e re e politikes shqiptare ne irjm, sepse deri tani jo qe nuk kishim “pozite” por nuk kishim as “opozite”. Blloku i ri i mudshem opozitare nuk guxon as qe ta mendoje politiken e njejte qe e kane bere deri tani ‘lideret’ tane politik, sepse populli do ti denoje edhe me keq. Situata aktuale po i jep shembull edhe lidereve te ri qe kane dale skene, se cfare ne te vertete kerkojne shqiptaret ne irjm. Gjithashtu jam kunder “me lshu zemer” edhe tek blloku i ri opozitare, po jam shume pro qe t’ia japin nje rast edhe kesajt strukture te re, ta shohim se sa te suksesshem munde te jene ne nje qeveri te perbashket me lsdm-ne ( qe pretendohet te hyjne ne pushtet ). Nese keta do te deshtojne njejte, sikur keta qe deshtuan dhe popullit iu deshen vite ta kuptojne kete, zgjedhjet e parakohshme jane opsioni me i mire demoktratik. Edhe ata mund ti ndeshkojme me votat tona, qe mos ti legjitimojme. Ne kete menyre edhe populli mund ta fitoje besimin ne vetevete qe tani e ka humbur, sepse ne populli jemi ata qe kemi ne dore situaten tone.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here