” Diplomatie”: “Kosova e pesta në botë për linjit”

0

Më në fund një artikull i një organi të huaj shtypi që i referohet vlerës së vërtetë ekonomike nëntokësore të Kosovës: ” Rezerva e Kopiliqit është 10 milion tonë linjit, çka e vendos Kosovën në pestën në botë për këtë mineral. Trepçja është 7,5 milion tonë rezerva mineralesh plubi, zinku, bakri me përbêrje të jashtëzakonshme të plumbit ( 20% përbërje plumbi kundrej mesatares prej 0,9% që gjendet në botë. Sipas Bankës Botêrore në raportin e 2007, vlera nëntokësore e Kosovës shkon në 13 miliard dollarë ” thuhet në artikullin ” Ballkani Perëndimor: Cështjet energjitike, peisazhi politik dhe integrimi euro-atlantik” të revistës mujore ” Diplomatie” që ka për autor Alexis Traude. Besoj, se të gjithë perëndimorët mund të ndriçohen nga artikulli për të kuptuar, pse dialogu për Veriun e Kosovës ështê kaq i ndërlikuar ? Duke shpjeguar korridoret energjitike dhe rivalitetin midis Southstream dhe AMBO, autori shprehet ” Kjo është çështja e Kosovës. Ai që kontrollon Kosovën, që është po aq e madhe sa dy departamente franceze, do të sigurojë kontrollin e transportit të hidrokarbureve nga Kaspiku drejt BE-së. Për Shqipërinë, autori është më evaziv. Ka përmendur koridorin VIII që nuk ka përfunduar ende, por asnjê referencë ndaj projektit TAP. Autori është ndalur shumë pak te kandidatura europiane e Shqipërisë, duke cituar një burim anonim zyrtar europian, i cili paskërka thënë, që ne i këshilluam Shqipërisë mos të paraqiste kandidaturën e saj. Duke qenë se Shqipëria e ka statusin e kandidatit dhe është një vendim që është marrë me unanimitet ( si për të gjitha vendet e tjera), është e vështirë për t’u kuptuar nëse autori e ka fjalë, për statusin a kandidatit apo pêr hapjen e negociatave. Për botimin e këtij artikulli dhe palosjen e këtyre të dhënave të tij e ka bërë gazetarja shqiptare që jeton dhe punon në Bruksel, Erisa Zykaj. 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here