Dinamo e Zagrebit e do në ekip talentin nga Kosova, Eros Grezdën

0

Talenti që po mahnitë kroatët me paraqitjet e tij, Eros Grezda është objektivi kryesor i gjigantit kroat, Dinamo Zagreb.

Talenti nga Kosova sot ka zënë ballinat e gazetave kroate pasi që Dinamo Zagreb edhe publikisht e ka konfirmuar interesimin e madh që ka për 20 vjeçarin nga Kosova, përcjell Indeksonline.

Talenti i NK Lokomotivas është një nga lojtarët më të mirë në kampionat këtë edicion duke shënuar shumë gola në fanelën e kësaj skuadre.
Për Grezdën thuhet se ka interesim edhe nga disa skuadra evropiane nga kampionate të ndryshme.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here