Dimitroviq: Taksa e Kosovës ndaj Serbisë tërhiqet brenda 48 orëve

0

Në programin e mëngjesit të Televizionit të parë, të Serbisë, sot gazetarja Gordana Susa dhe Ratko Dmitrovic, drejtor i TV RAS kanë folur për zhvillimet në Kosovë, me temë të veçantë taksën. Kur u pyetën se çfarë ka ndodhur brenda natës, që kryeministri i Kosovës i tha me vendosmëri “JO” ambasadorit amerikan për taksën Dmitrovic tha se nëse dikush konsiderohet si kryetar apo kryeministër ai sillet dhe fillon të veprojë si burrë shteti.

“Tani Haradnaj me të vërtetë mendon se është burr shteti. Edhe amerikanët që e krijuan shtetin e Kosovës së bashku me gjermanët dhe britanikët, kanë probleme me ta, edhe pse ata mund ta zgjidhin problemin vetëm me një fjali: ‘zotërinj, a dëshironi ta tërheqim njohjen’. Në atë moment mbaron gjithëçka”, ka thënë Dmitrović.

Ai ka shfaqur bindjen se në 48 orët e ardhshme tarifa e vendosur nga Kosova ndaj Serbisë do të tërhiqet, apo më së largu deri të premten apo të shtunen.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here