Dillian Whyte nokauton Alexander Povetkinin në raundin e katërt në duelin revanshues

0

Dillian Whyte kontrolloi luftën e tij të dytë me Alexander Povetkin me sukses duke e shkatërruar atë në raundin e katërt.

Dillian Whyte e plandosi përtokë Alexander Povetkinin me një goditje të madhe me të majtën për të fituar në duelin e tyre të revanshit në Gjibraltar të shtunën në mbrëmje.

Whyte kështu iu revanshua boksierit rus për humbjen e vitit të kaluar.

Pas kësaj lufte Whyte është afruar te froni i pretendentëve në divizionin ku Anthony Joshua dhe Tyson Fury kanë vendosur të ndeshen për titullin e kampionit të padiskutueshëm.

Whyte e kishte lënduar Povetkinin që në munutën e parë, në një fillim ngazëllyes. Povetkin ishte i përgjakur dhe i paqëndrueshëm në kohën kur Whyte e goditi atë me të djathtën, ende brenda raundit të hapjes.

Përpjekja e Povetkin për të prekur me respekt dorezat përpara raundit të dytë u injorua nga Whyte i cili përplasi një të djathtë direkte që do të linte një shenjë ënjtjeje.

Po aq e rëndësishme për Whyte sa sulmi i tij i saktë ishte aftësia e tij mbrojtëse për të shmangur goditjen e majtë të Povetkinit.

“Vazhdoni goditjen”, – iu tha Whyte nga bashkë-traineri i tij i ri Harold.

Whyte në raundin e tretë ishte brutal. Raundin e katërt e nisi me një të djathtë të fuqishme.

Por rezistenca e Povetkin u thye përfundimisht në 30 sekondat e fundit të raundit të katërt me një të majtë shkatërruese.

Pas kësaj rusi i cili deri tani në 39 luftëra kishte humbur vetëm nga Anthony Joshua dhe Wladimir Klitschko, ra përtokë dhe referi sinjalizoi se lufta përfundoi.

Kundërshtari i ardhshëm i White pritet të jetë Deontay Wilder.

*** FREE FOR EDITORIAL USE ***.Alexander Povetkin v Dillian Whyte,  Interim WBC Heavyweight World Title..27 March 2021.Picture By Mark Robinson Matchroom Boxing.
*** FREE FOR EDITORIAL USE ***.Alexander Povetkin v Dillian Whyte,  Interim WBC Heavyweight World Title..27 March 2021.Picture By Mark Robinson Matchroom Boxing.Dillian Whyte knocks down Alexander Povetkin.
Whyte vs Povetkin
*** FREE FOR EDITORIAL USE ***.Alexander Povetkin v Dillian Whyte,  Interim WBC Heavyweight World Title..27 March 2021.Picture By Mark Robinson Matchroom Boxing.
*** FREE FOR EDITORIAL USE ***.Alexander Povetkin v Dillian Whyte,  Interim WBC Heavyweight World Title..27 March 2021.Picture By Dave Thompson Matchroom Boxing.Dillian Whyte consoles his opponent.
*** FREE FOR EDITORIAL USE ***.Alexander Povetkin v Dillian Whyte,  Interim WBC Heavyweight World Title..27 March 2021.Picture By Dave Thompson Matchroom Boxing.Dillian Whyte celebrates his win.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here