Dilaver Bojku-Leku:Grupi i Ziadin Selës ma sulmoi vëllain

0

Dilaver Bojku-Leku në një prononcim për gazetën ”Koha”,pretendimet e ngritura në media nga Komuna e Strugës se vëllai i tij është përfshirë dhe ka sulmuar fizikisht sekretarin e Komunës së Strugës, i quan një gënjeshtër të pastër të fabrikuar nga Kryetari i Komunës së Strugës ,Ziadin Sela .Sipas Lekut, e vërteta është ndryshe dhe sipas tij ka qën vëllai i tij që në një mënyrë brutale është sulmuar dhe rrahur , pasi të njëjtit i është ngritur pritë nga një grup personash në krye me sekretarin e Komunës së Strugës Krenar Lloga .Dilaver Bojku, potencon se përvec se është goditur nga grupi i Ziadin Selës ,vëllai i tij ka marr goditje edhe nga qyta e një pistolete, armë e cila sipas Dilaver Bojkut -Lekut i përket kryetarit të Komunës së Strugës.”Kur ka ndodhur incidenti vëllai im ka qën në udhëtim e sipër,kur në një momentë makina i është goditur nga prapa nga një makinë.Ai, akoma pa dalë nga makina është sulmuar fizikishtë nga një grup prej disa personash në krye me sekretarin e Komunës të cilët përvec se e kanë goditur fizikishtë, e kanë goditur edhe me qytën e një pistolete e cila sic jam informuar ka qënë në pronësi e kryetarit të Komunës së Strugës.Pas këtij sulmi, vëllai ka marr trajtimin e mjekësor dhe të thuash se ai ka sulmuar i vetëm një grup prej disa personash flet vetë për genjeshtrën e tyre. Më duhet të them me keqardhje se përvec se ai u sulmua në momentin e incidentit, vëllai me vete në makinë kishte më shumë se 20 mijë euro të cilat mungojnë”,thekson ai.Dilaver Bojku-Leku në këtë prononcim thotë se ai nuk ka pasur asgjë personale me kryetarin e Komunës së Strugës dhe në kohën e zgjedhjeve lokale edhe ka kontribuar brenda mundësive në fitoren e tij, por pasi ai ulet në karriken e kryetarit njerëzit e tij të afërm thotë ai në disa raste kanë tentuar ta shantazhojnë .Komuna e Strugës nëpërmjet një reagimi para disa ditësh informoi opinionin se është regjistruar një sulm fizik ndaj sekretarit të Komunës së Strugës .Vendorët këtë akt e lidhin dhe me pushtetin qëndror që gjatë gjithë këtij dyvjecari që Komuna e Strugës drejtohet nga kjo garnitur është sjellur në mënyrë bllokuese dhe penguese ndërsa tani së fundi kanë lejuar përdorimin e dhunës ndaj institucionit komunë dhe njerëzve që e përfaqësojnë atë.”Që në fillim të mandatit, Kryetari i komunës së Strugës, u kërcënua nga persona me dosje kriminale, rast i paraqitur në organet e MPB-së, por që mbeti në sirtaret e kompetentëve të këtij organi.Para disa javëve, po të njëjtët persona, kërcënuan me jetë Sekretarin e Komunës së Strugës dhe atë në zyrën e këtij të fundit. Edhe ky rast gjithashtu është paraqitur në polici, por që në mënyrë shumë të dyshimtë, u la në harresë nga policia dhe organet e hetuesisë.Nga kjo formë e veprimit apo më mirë të themi mosveprimit të këtyre organeve, personat në fjalë, kanë marrë zemër dhe guximin që herën e tretë të sulmojnë fizikisht dhe ta realizojnë kërcënimin e tyre të bërë më herët.Kështu, njëri nga kërcënuesit, person me dosje voluminoze kriminale, i ka bërë pritë dhe ka sulmuar fizikisht, Sekretarin e Komunës së Strugës, me të vetmen arsye, pengimin e ushtrimit të detyrës zyrtare”thuhet në Komunikatën e Komunës së Strugës.Sipas vendorëve të gjitha këto ngjarje, kanë ndodhur nga e vetmja arsye, ajo e mos dënimit dhe dhënies krahë të kriminelëve në mënyrë direkte nga shteti dhe institucionet e këtij pushteti të qelbur qëndror dhe gjyqësor.(KOHA/Strugalajm.com)

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here