Dikur refuzoi fanellën Kuqezi, sot pranon të luajë për Tiranën

0

Ai e refuzoi dikur fanellën kuqezi, kurse tani pranon të rikthehet dhe të luajë me Tiranën. Kjo është me pak fjalë historia e karrierës së 28 -vjeçarit Ronald Gërxhaliu. Futbollisti i lindur në Tiranë ku nis hapat e parë të futbollit më pas emigron në Austri ku dhe fillon të luaj futboll profesionist. Gjatë kohës që ishte pjesë e Austria Wien në tavolinën e tij vinë dy oferta, njëra të përfaqësoje atdheun e tij Shqipërinë e tjetra të përfaqësojë vendin ku luan dhe bën karrierë, Austrinë.

Meqenëse atë kohë Austria ishte kualifikuar në Evropian Ronaldi tradhtoi ngjyrat kuq e zi e zgjodhi Austrinë e ku luajti për disa ndeshje.

Pas kësaj karriera e tij pësoi rënie teksa luajti për disa klube në bundesligën e dytë e për tu rikthyer sërish në Austri e këtë herë te Admira Wacker. Duhet thënë se për të ishte një sezon i mirë pasi ishte futbollisti kryesor në ekip.

Megjithatë Ronaldi kishte një ëndërr qysh fëmijë, të luante për ekipin e qytetit të tij, KF Tiranën. Kështu Ronaldi ndërpreu kontratën me klubin e Bundesligës austriake, një ligë prestigjoze, për të luajtur në Shqipëri. Javën e ardhshme do të prezantohet te klubi kryeqytetas.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here