Digjet shtëpia e Bill Clintonit

0

Një zjarr ka përfshirë shtëpinë e ish-presidentit Bill Clinton në Little Rok, shtetin Arkansas.

Policia tha se zjarri shpërtheu në pjesën e pasme të shtëpisë, e cila ishte shpallur një ndërtesë historike kombëtare, raporton AP, transmeton Indeksonline.

Zyrtari i policisë lokale tha se policia beson se kjo është një zjarrvënie. Zjarrfikësit kanë arritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë arritur ta vënë në kontroll zjarrin dhe fatmirësisht dëmi nuk është shumë i madh.

Deri më tani nuk ka ndonjë të dyshuar lidhur me rastin.
Bill Clinton, presidenti i 42 i SHBA-ve ka jetuar në këtë shtëpi me nënën e tij dhe gjyshërit deri në moshën katër vjeçar, para se të lëvizin në Hot Springs.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here