Digjet prona e Gjon Sopit në Llapushnik, dyshohet se ishte e qëllimshme

0

Në mëngjesin e ditës së sotme, është djegur prona e Gjon Sopit, banor i Llapushnikut, i përkatësisë fetare katolike.

Ende nuk janë bërë të ditura shkaqet dhe rrethanat e këtij incidenti.

Njësitet e policisë dhe të zjarrëfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po bëhen hetimet e nevojshme.

Në Llapushnik kohëve të fundit ka pasur probleme ndërmjet banorëve të përkatësisë katolike dhe muslimane, shkruan Gazeta Express.

Banorët dyshojnë që zjarrëvënia ka të bëjë me motive fetare. Dyshohet se pikërisht kjo mund të jetë motivi i djegies së pronës.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here