Digjet “Kobra City” në Prizren

0

Lokali “Kobra City” në Prizren është djegur mbrëmë rreth orës 04:00 të mëngjesit.

Zëdhënësi i Policisë së Prizrenit, Hazir Berisha, ka konfirmuar për Klan Kosovën rastin ku ka thënë se tre persona të panjohur janë futur në lokal dhe kanë sulmuar punëtorët dhe më pas ia kanë vënë flakën lokalit.

“ Personat e panjohur për policinë janë futur në lokal ku janë përleshur  me tre punëtor , i kanë lidhur me zinxhirë, madje njëri nga ta ka pësuar lëndime të rënda pasi i janë thyer shtatë dhëmbë” ka thënë Berisha për Klan Kosovën.

Pas kësaj përleshje ata ia kanë vënë flakën lokalit më benzinë dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes, personat e lënduar kanë arritur të largohen nga flakët ka thënë më tutje Berisha dhe ka pohuar se deri tani nuk ka ndonjë të arrestuar dhe policia po e heton rastin.

“Kobra City” njihet ndryshe edhe vendi ku vallëzon valltarja e njohur tashmë për publikun, Donjeta Kosumi e njohur ndryshe si “Kallashi.”

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here