Digjet flamuri i BE-së në rrugët e Athinës e Selanikut

0

Në rrugët e Athinës e të Selanikut në prag të referendumit kanë dalë demonstratë bindjesh të ndryshme. Gjatë një proteste u djeg edhe flamuri i Bashkimit Europian.

Ndërsa një grup thërret që në referendumin e së dielës të votohet me “Jo”, përkatësisht kundër propozimit të kreditorëve, të tjerë që mbajnë anën e Bashkimit Europian kërkojnë të votohet me “Po”, e kishte edhe të tillë që thërrisnin për neutralitet, transmeton Koha.net raportimet nga Greqia.

Ndërsa Qeveria e majtë greke, sikundër edhe Partia Komuniste e këtij vendi, kanë thirrur të votohet kundër kërkesave të BE-së, në Selanik ithtarët e BE-së, të prirë nga prefekti i qytetit Janiso Butaris kërkuan nga grekët t’i thonë po planit të BE-së.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here