Digjet autobusi që po transportonte 52 turistë shqiptarë

0

Një autobus që udhëtonin nga Shqipëria në drejtim të Budvas, është shkrumbuar nga flakët. Mësohet se në të udhëtonin 52 turistë shqiptarë.

Bëhet e ditur se, ngjarja ka ndodhur pasditen e së enjtes në aksin dytësor Ulqin-Tivar. Sipas policisë, dyshohet për shkak të një defekti teknik të automjetit.

Policia njofton se, “flakët shkrumbuan tërësisht autobusin, ndërkohë që të gjithë personat e ndodhur brenda tij arritën të zbrisnin pa pësuar asnjë dëmtim”.

Tashmë, policia malazeze ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here