Digjet apartamenti në Durrës, 9 banorë dhe 4 zjarrfikës bëhen për spital

0

Një apartament në katin e nëntë të një pallati në qytetin e Durrësit është përfshirë nga flakët mbrëmjen e djeshme. Raportohet se si pasojë e zjarrit 9 banorë janë asfiksuar dhe janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Mësohet se janë dërguar në spital edhe 4 zjarrfikës, të cilët janë asfiksuar teksa mundoheshin të shuanin zjarrin.

Dëmet materiale të shkaktuara nga zjarri janë të konsiderueshme. Dyshohet se banesa është përfshirë nga flakët për shkak të një dysheku me ngrohje që kishte familja. Po punohet për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Gazeta Shqip

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here