Digjen 4 banesa në qytetin-muze të Beratit

0

Një zjarr ka përfshirë gjatë natës një banesë në qytetin-muze të Beratit. Policia njofton se flakët janë përhapur edhe dy banesa të tjera ngjitur, si dhe në katin e tretë të pallatit përballë.

Pas ndërhyrjes së shërbimeve zjarrfikës zjarri është vënë nën kontroll. Grupi hetimor është në vendngjarje ku po bën këqyrjen e vendit të ngjarjes, nëse ka jetë njerëzish të humbura dhe për të përcaktuar shkakun e rënies së zjarrit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here