Diellza Jerliu: Ja si kam jetuar 5 muajë me dy lopë e 25 pula

0

Kishte heq dorë nga gjithçka që ia kishte dhuruar jeta. Përkohësisht ishte larguar nga skenat e modës, fotosesioneve, jetës luksoze që bënte, dhe kishte vendosur të bëj një jetë të cilën pak kush do ta kishte bërë. Së bashku më 15 banorë të tjerë do të duhej të jetonin në kushte aspak komode. Për të pirë ujë e kishin vetëm një pusetë, koha ishte e ftohtë ,-15 gradë. Gjithçka që kishin ata, ishte dy hektarë tokë, dy lopë, 25 pula dhe një buxhet gjithsejtë prej 5 mijë euro. Kjo ishte jeta të cilën për katër muaj e gjysmë e jetoj edhe modelja shqiptare në Gjermani, Diellza Jerliu.

Këtë periudhë jetësore, ajo e “shijoj” gjatë pjesëmarrës në reality shoun e njohur në Gjermani “Newtopia”, i cili transmetohej në televizionin gjerman “Sat 1”.

“Ishte një eksperiencë shumë interesante dhe e veçantë në jetën time. Jam shumë e lumtur që m’u dha kjo mundësi të marrë pjesë në këtë projekt, sepse ndryshe nuk kisha mundur ta testoja veten përball sfidave të ndryshme”, thotë ajo për “albinfo.ch”.

Ditët që bukuroshja 26 vjeçare i ka kaluar aty kanë qenë mësim për jetë.

“Një ditë aty ishte e gjatë sa një muaj në jetën reale. Megjithatë unë kam mësuar shumë gjëra interesante. Kam fituar shoqëri të çmuar. Kemi qarë dhe kemi qeshur së bashku. Kam mësuar si të mjel lopë, të përgatisë bukë, të mjeshtëroj, të punoj punë kopshti…Mësova se si është të jetosh pa asgjë dhe të sfidosh vetën në mënyra të ndryshme për të mbijetuar”, thotë modelja më origjinë nga Prishtina, e cila ka reklamuar për firma të njohura jo vetëm në Gjermani.

Pas katër muaj e gjysmë qëndrimi. Diellza kërkoi vullnetarisht të dal nga ajo shtëpi.

“ Brenda asaj shtëpie ishim 15 persona dhe secili kishte karakteret e veta. Fillimi i javëve të para ishte shumë i mirë, më pas gjërat filluan të ndryshojnë. Ishin pikërisht producentët e këtij projekti ata të cilët nuk dëshironin që ne të shfaqim vetën tonë reale aty dhe të jemi shembull për publikun. Ata kërkonin që ne të krijojmë skandale, të krijojmë lidhje dhe gjithfarë gjëra të tjera që atyre u konvenonte për të fituar audiencë. Në këtë rast unë nuk dëshiroja dhe nuk dua për asgjë dhe për askënd në botë të dal nga vetja ime. Përfundimisht vendosa të largohem”, tregon Diellza gjatë bisedës për “albinfo.ch”.

E vetmja gjë që ka fituar nga “Newtopia” sipas saj është fama dhe përvoja shumë e mirë të cilën nuk e shpaguan me asnjë çmim tjetër.

Pas daljes nga ky reality shou, Diellza është çmallur më familjen e saj dhe iu është kthyer aktiviteteve të modës, ndërkohë ka konkurruar edhe në një fakultet në drejtimin pedagogji sociale.

Gjatë karrierës së saj si modele ajo ka reklamuar për firma të njohura në shtete të ndryshme të Evropës , si për shembull: Hugo Boss, Karen Millen,L`OrEal, United Colors of Benetton, Victorinox, Lambertz, Rita Lagune e shumë të tjera.

Diellza nuk është e panjohur as në viset shqiptare.

Në dy – tri vitet e fundit  nën menaxhimin e Ilir Balija, ajo ishte aktive edhe në Kosovë e Shqipëri duke marrë pjesë në shumë sfilata të organizuar nga  “IB Events” ne bashkëpunim me “B-Models”.

 

– See more at: http://www.albinfo.ch/diellza-jerliu-afer-5-muaj-jetova-me-dy-lope-e-25-pula/#sthash.9ssqvAxV.dpuf

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here