Dhuroi organet e djalit, nëna: Dua të përqafoj ata që shpëtuan falë tim biri

0

Më 31 tetor të vitit 2013, Francesca Marsilli nga Mirano në Itali, humbi djalin e saj, Giovanni Tagliapetra. Ajo vendosi që organet t’ia dhuroi spitalit.

Giovanni vrau veten në moshën 18-vjeçare pasi vuante nga depresioni. Mediet italiane shkruajnë se, “tani, pas dy vjetësh, gruaja ka bërë një apel në “Facebook”, duke kërkuar që të njohë personat që në një farë mënyrë jetojnë fale Giovannit.

“E sigurt se kam bërë mirë duke dhuruar shumë organe, mes të cilave veshkat, mëlçinë, indet, valvulet e zemrës, kokërdhokët e syve, e të tjerë. E di që ligji nuk më lejon që të njoh emrat e atyre që kanë bërë transplant, por nëse ju e lexoni këtë postim, ose njihni ndonjë nga përfituesit, ju kërkoj, vetëm nëse keni kënaqësinë, të ju përqafoj vetëm për një herë të vetme… “, shkruan gruaja në “Facebook”

“Organet janë transplantuar në spitalin e Padovas,  gjysma e mëlçisë në Bergamo, indet janë transportuar në bankën e Trevisos, dhe sytë e tij të mrekullueshëm në bankën e Mestres. Nuk dua asgjë, vetëm që të shoh jetën e atyre njerëzve që shpresoj të jenë shumë, shumë të lumtur. Gjithsesi, unë ju përqafoj edhe në qoftë se ju nuk doni të takoheni me mua, ju uroj gjithë të mirat”, përfundon shkrimi i nënës së Giovannit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here