Dhurata Hoxha: Të bashkuar kundër korrupsionit

0

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, në Ditën botërore kundër korrupsionit, i bashkohet me mesazhin global: Të bashkuar kundër korrupsionit. Për zhvillim, paqe dhe siguri.

Hoxha ka thënë se Dita Botërore kundër korrupsion na rikujton detyrimin madhor për të ndërmarrë veprime në luftimin e korrupsionit.

Postimi i plotë:

“Dita Botërore kundër korrupsionit, na rikujton detyrimin madhor që të ndërmarrim veprime dhe të nxisim luftimin e korrupsionit, në të gjitha nivelet dhe në të gjitha mënyrat që shfaqet ai.

Vendi ynë, nuk mund të shënoj suksese në cilëndo lëmi, as në proceset integruese dhe reformat gjithëpërfshirëse, nëse nuk kemi sukses kundër korrupsionit, kudo që shfaqet. Andaj, i bashkohemi mesazhit global – Të bashkuar kundër korrupsionit. Për zhvillim, paqe dhe siguri!”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here