Dhurata Ahmetaj, Teuta Krasniqit: Të dua, gruaja më e bukur dhe më e menqur…

0

Në kohën kur Teuta dhe Blero ishin bashkë, këngëtarja Dhurata Ahmetaj u bë pjesë e kompanisë muzikore të Bleros ‘Elephant’. Kështu kjo gjë bashkoi dhe më shumë Dhurata Ahmetajn dhe Teuta Krasniqin.

Pas ndarjes së çiftit Blero-Teuta, u përhapën shumë fjalë se Dhurata Ahmetaj ishte arsyeja e ndarjes.
Por kjo doli të jetë e pavërtetë. Blero tani ka mbetur pa asnjërën, pasi edhe Dhurata është larguar nga kompania e tij prej kohësh, shkruan lajmi.net.
Së fundmi Dhurata Ahmetaj ka postuar një fotografi në Instagram me Teuta Krasniqin duke i dedikuar asaj disa fjalë të bukura.
“Të dua…femra më e bukur dhe e mençur, gjithashtu nëna më e mirë që kam njohur” ka shkruar Dhurata për Teutën.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here