Dhuna psikologjike ndaj nxënësve me përmasa shqetësuese, psikologu i pashmangshëm

0

HEKURAN SABEDINI

Dhuna psikologjike është formë e dhunës e cila shprehet në mënyrë verbale pra me anë të gjuhës. Dhuna psikologjike  është të dëmtuarit e ndjenjës së dinjitetit të dikujt tjetër, këtë lloj dhune mund ta hasim kudo, por zakonisht më shpeshë e hasim në shtëpi, punë, shkollë në institucione të ndryshme shoqërore etj. Kjo lloj dhune lenë pasoja nga më të ndryshmet duke filluar nga agresioni e deri në vrasje apo edhe vetëvrasje varësisht nga intensiteti i kësaj lloj dhune që përdoret. Pasojat më të mdha i hasim tek fëmijët të cilët ende nuk e kanë formuar personalitetin e tyre, dhe kur fëmijët të jenë viktima të  një dhune të tillë edhe    vet ata mësojnë të jenë të dhunshëm ndaj të tjerëve. Megjithëse ka shumë qka filtet për dhunën psikologjike, në këtë studim  më tepër jam kufizuar tek dhuna psikologjike që përdoret në shkolla, sidomos në shkollat fillore ku dhuna psikologjike ka tejet ndikim negativ si në porcesin e të mësuarit ashtu edhe në nivelin emocional e sidomos kur ajo vije nga mësimdhënësit e tyre.

Qëllimi studimit ishte ta kuptojmë qfarë relacioni ka dhuna psikologjike në procesin e të mësuarit në raportet mësimdhës – nxënës si dhe në gjendjen emocionale, dhe të shohë nëse kjo gjë është shqetësuese në shkollat fillore. Ky studim është dizajnuar si hulumtim korelativ dhe është përqendruar vetëm në zonën urbane të qytetit të Gjilanit, përkatësisht në pesë shkolla fillore të qytetit të Gjilanit. Nxënësit dhe mësimdhënësit janë janë zgjedhur në mënyr vullnetare. Studimi përbëhet nga nxënës dhe mësimdhënës të shkollave fillore.  Kemi mar një mostër  prej 240 nxënës, dhe 25 mësimdhënës në pesë shkollat fillore kryesore në qytetin Gjilanit,  në sh.f. Selami Hallaqi, sh.f. Musa Zajmi, sh.f. Thimi Mitko, sh.f . Regjep Elmazi dhe sh.f. Abaz Ajeti, përkatësishit nga 48 nxënës në secilën shkollë. Nga 240 nxënës  të anketuar 120 nxënës  janë të gjinis femrore dhe 120 nxënës të gjinis mashkullore. Nxënësit e anketuar janë sjellur prej moshës 11-15 vjeçare apo nga klasa e gjashtë deri në klasën e nëntë.

Është shumë e rëndësishme në atë se qfarë thonë dhe si sillen mësimdhënësi në klasë sepse shumë lehtë mund ti prekin ndjenjat e nxënësve. Mësimdhënësi duhet ti ket parasysh kushtet e jetës së nxënësit në familje dhe tu përshatet natyrës së tyre  p.sh mësimdhënësi  nuk duhet të ketë një qëndrim si me fëmijen e varfër ashtu edhe  fëmijën e pasur.  Shkolla  është një krijesë e domosdoshme shoqërore  që imponon një  imazh tek qdo femijë të të gjitha moshave. Qdo incident verbal duket  në fillim i pa rëndësishëm mirë po kur analizojmë në mënyrë specifike shohim se ajo përmban në vete shumë efekte negative. Por tani lind pyetja sa shprehin  mësimdhënësit  dhunë psikologjike? Se kjo lloj dhune  shprehet në masë të madhe e tregojnë edhe nxënësit të cilët janë përgjigjur me po 40 % e tyre janë ofenduar me fjalë të rënda nga mësimdhënësit e tyre. Gjatë hulumtimit  në bisedë me nxënësit opinionet që morem nga ta na treguan se cilat janë shprehjet fysese të cilat i përdorin më shpesh  mësmdhënësit e tyre. Ata  deklaruan se më se shpeshti fyhen me fjalë si:  Budall, i huptë, gomar, kafshë, lopë, iditot, kokëbosh, rrugaq, kryemadh, ngelq  etj.

Nxënësit të cilët mendojnë se ka dhunë psikologjke i takojnë më tepër shkollës fillore Selami Hallaqi me 69%, Thimi Mitko 60%, Abaz Ajeti 40%, Musa Zajmi 37%  ndërsa shkolla fillore në të cilën është më pakë prezente kjo lloj dhune është shkolla fillore Rexhep Elmazi me 21%, dhe më tepër janë nxënësit e klasave të nënta me 64% ndaj te cilëve ushtrohet kjo lloj dhune, ndërsa mësimdhënësit janë më të kujdesshëm me nxënësit më të vegjël përkatësisht nxënësve të klasëve të gjashta ku 33% e këtyre nxënësve kanë deklaruar se përdoret dhuna psikologjike në shkollën ku ata mësojnë. Duke u bazuar në përgjijget e nxënësve  në anket kemi indentifikuar forma të ndryshme të kërcnimeve që vien nga ana e mësimdhënësve si: 26% e nxënësve janë kërcnuar me largim nga ora e mësimit dhe 16% me largim nga shkolla .

Dhuna psikologjike mund të jetë prezente kudo në mjedisin shkollor, unë gjatë hulumtimit kam indentifikuar  disa vende në të cilat është më prezente kjo lloj dhune. Në bazë të të dhënave të nxjerra nga pergjigjjet e nxënësve se dhuna psikologjike është prezente: Në klasë 63%, Fushë sporti 66%, Në korridor/shkallë 57% Hyrje/oborr  të shkollës 44%.

Një çështje mjaft e rëndësishme por edhe kusht  për mbizotrimin e klimës pozitive  në shkollë është mënyra e komunikimit  mësimdhënës nxënës. Mënyren e komunikimit apo edhe taktin e komunikimit  midis këtyre dy subjekteve  në shkollë mund ta quajmë si urë  kryesore e bashkpunimit per arritjen e qëllimit  për të cilen egziston shkolla si institucion. Në literaturën pedagogjike është trajtuar shumë çështja e komunikimit dhe rëndësia e tij në krijimin e raporteve të shëndosha nxënës -mësues dhe anasjelltas. Si pasojë e mungesës së komunikimit, ose komunikimit jo të drejtë, lindin edhe konfliktet e ndryshme mësues-nxënës. Për ta parë se sa janë efektive mësimdhënësit tonë në krijimin e bazave të mardhënjëve mësimdhënës nxënës për t’iu shmangur dhunës psikologjike kemi anketuar 25 mësimdhënës po ashtu në 5 shkollat kryesore të cilat u përmenden më lartë në këtë hulumtim, dhe  disa nga medimet e mësimdhënësve në të cilat kemi vën theksin ishin: Disa nxënësve ju mungon edukata elementare familjare. 42% disa nxënës vetëm “dajaku” i qetëson  20%, sikur të ishit në vendin tim do ta shihnit sa vështirë e kemi me ta (nxënës 29%, ka disa nxënës që duhet ti larguar nga shkolla 25%,

Andaj përfundojmë se me një kuadër të till të mësimdhënësve  qyteti i Gjilanit do të ketë probleme në të ardhmën  nëse nuk merren masat adekuate numri i nxënësve të cilët do të ndihen të dhunuar verbalisht do të jëtë në rritje e sipër. Mënyra më e mirë për të parandaluar  këtë fenomen do të ishte futja e psikologut në shkollë. Rëndësia e psikologut në shkollë është e rëndësisë së parë. Psikologu jo vetëm se do ta zvoglonte dhunën psikologjike në shkollë  por ai  kryen edhe shumë detyra tjera, ai siguron një kujdes më të mirë për nxënësit, për motivimin dhe gjendjën e tyre emocionale e tj. Po ashtu i vjen në ndihmë edhe stafit pedagogjik për të punuar më mirë me nxënësit. Mund t’i ndihmojnë edhe menaxhmentit të shkollës në politika të caktuara që ata i zbatojnë në shkollë dhe nga ana tjetër mund të sigurojnë një lidhje më të mirë me komunitetin në kuptimin e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve apo çështje tjera emergjente që kanë lidhje me komunitetin përkatësisht prindërve me shkollë. Nga kjo pikëpamje, roli i psikologut është i pazëvendësueshëm dhe natyrisht që është një humbje e madhe, është një zbrazëti e madhe që nuk kemi psikolog nëpër shkolla të cilët mund ta luajnë rolin e tyre.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here