Dhoma e Posaçme e lë nën administrimin e AKP-së “MIM Golesh-in”

0

Agjencia Kosovare e Privatizimit ka bërë me dije sot se e ka pranuar Aktgjykimin nga Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme  me nr: C-I-14-0022 në lidhje me ndërmarrjen “MIM Golesh”, “me çka i është refuzuar kërkesë padia e tij ndaj Agjencisë Kosovare të Privatizimit si  e pabazuar”.

“Vendimi i Bordit të Drejtorëve për tërheqje të aksioneve dhe kthimin e saj nën administrim të Agjencisë ishte marrë si pasojë e mospërmbushjes së kushteve të kontratës nga ana e blerësit dhe shkeljeve të vazhdueshme të kontratës së shit-blerjes, të konstatuara edhe nga auditimet e Auditorëve të jashtëm të angazhuar nga Agjencia”, ka tërhequr vëmendjen AKP.

“Aktgjykimi thekson se  vendimet e atakuara të marra nga AKP-ja janë të bazuara në ligj dhe  se vendimet e AKP-së për të tërhequr aksionet dhe rimarrë kontrollin mbi kompaninë janë lëshuar në përputhje me rregullat procedurale në fuqi”, ka spikatur AKP .

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here