Dhjetë policë maqedonas janë bllokuar në Tanushë

0

10 policë, rojtar të kufirit Maqedoni-Kosovë janë bllokuar në fshatin Tanushë, fshat disa kilometra larg Shkupit.

Bora afër 1 metër e rënë në këtë fshat ka lënë policët për gjashtë ditë me radhë të bllokuar në stacionin policor të këtij fshati, ndërsa raportohet se ushqimi i tyre është edhe drejt fundit, transmeton Indeksonline.

Autoritetet në Shkup akoma nuk kanë njoftuar për situatën në të cilën gjenden punonjësit policor.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here