Merdare…pamje trishtuese nga vendkalimi i autobusëve me imigrant ilegal

0

Nuk është vetëm Stacioni i Autobusëve në Prishtinë vendi ku kosovarët po mblidhen për t’u larguar nga vendi.

Në pikën kufitare me Serbinë, në Merdare, sidomos të rinjtë, po kalojnë këmbë në Serbi, ku atje i presin taksitë për t’i dërguar deri në Beograd.

Një zyrtar policor në kushte anonimiteti i ka thënë gazetarit tonë, se rreth 500 të rinj çdo ditë këmbë e kalojnë kufirin.

Ndërkaq, shoferi i njërit nga autobusët që sonte ka kaluar nëpër këtë pikë kufitare, e ka penguar gazetarin e” Indeksonlineé që të fotografojë, madje edhe e ka kërcenuar se “ju kallxon pronari juve”. Deri me tash nga kjo pikë kufitare kanë hyrë në Serbi 14 autobusë.

Përçdo natë, nga Kosova llogaritet që largohen 800 deri 1000 persona, për të kërkuar jetë me të mirë në vendet e BE-së. Ata nuk donë t’ia dinë as për vështirësitë që ka rruga deri në destinacionin e tyre, e as për moslejimin që të “shkruhen azil”. /Indeksonline/


PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here