Devolli distancohet nga billbord-at fyes

0

Kompania Devolli përmes një komunikate për medie është distancuar nga panotë që u shfaqën dje në disa mjedise të Kosovës, përmbajtja e të cilave zgjoi reagimin dhe zemërimin e qytetarëve, por edhe të zyrtarëve të vendit, si një veprim të padenjë ndaj njerëzve të medias.

Në komunikatë thuhet:

Dje me datë 02.03.2015 në ambientet e fabrikës M&Sillosi u mbajt Konferenca zyrtare për Media e thirrur nga kompania jonë.

Gjatë kohës sa mbahej ky takim, në Pejë dhe Gjakovë janë vendosur disa pano pa dijeninë dhe autorizimin e Bordit Menaxhues të Devolli Corporation.

Bordi Menaxhues i Devolli Corporation ka filluar të hulumtojë këtë rast ku është përdorur llogo e kompanisë sonë pa autorizim dhe me përmbajtje të papërshtashme.

Devolli Corporation siguron opinionin kosovar se këto veprime nuk janë në linjë me politikat afaruese dhe nuk pasqyrojnë qëndrimin e Kompanisë sonë.

Devolli Corporation distancohet nga veprimet e tilla dhe inkurajon fjalën e lirë nga kushdo, pavarësisht a është në pajtim me qëndrimet tona.

Ne do të mbesim të përkushtuar ndaj punës sonë dhe do të ndjekim vetëm normat etike dhe procedurat gjyqësore nëse vlerësojmë se ndonjë veprim i padrejtë bëhet kundër interesave të kompanisë sonë, përfundon komunikata.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here