Detaje rreth vrasjes për një plep në Kavajë

0

30-vjeçari që u vra pasi kishte shkuar të priste një plep në fshatin Luz i Madh të Kavajës, ishte përpjekur të shpëtonte kushëririn e tij, Mario Xhani.

Isuf Xhani dhe Mario Xhani kishin shkuar për të prerë plepin që ishte në tokën e autorit, Xhevat Saraçi i cili shihet në foton me këtë tekst. Por pas debatit me fjalë, autori “ka shkuar në banesë”, ka marrë armën e zjarrit dhe në momentet që të dy shtetasit e mësipërm janë afruar pranë banesës, autori u ka dalë përpara dhe në distancë ka qëlluar disa herë në drejtim të Isuf dhe Mario Xhanit.

Si pasojë ka gjetur vdekjen shtetasi Isuf ndërsa shtetasi Mario ka shpëtuar për shkak se i është hedhur në mbrojtje Isufi, informon prokuroria. Mes viktimës dhe autorit ka pasur dhe krushqi.

Ndërkohë, Xhevat Saraçi u njoh sot me masën e sigurisë “Arrest me burg” pasi akuzohet nga Prokuroria e Kavajës për “Vrasje në rrethana cilësuese” kundër dy ose më shumë personave dhe “Armëmbajtje pa leje”.

56-vjeçari, qëlloi tri herë me armë pushkë 10-she fqinjin e tij 30-vjeçar, Ismet Xhani. Viktima është djali i kushërirës së parë të gruas së vrasësit, një lidhje që nuk ka shërbyer aspak për të ruajtur gjakftohtësinë.

Në ditën e përcjelljes për në banesën e fundit të 30-vjeçarit që la pas një fëmijë tremuajsh, të afërmit e autorit të vrasjes kërkojnë pajtim, por nuk janë pranuar të marrin pjesë në varrim. Autori mësohet të ketë thënë në polici se pushkën e kishte gjetur në kanal një muaj më parë dhe se degët e plepit prishen jonxhën dhe ai nuk i duroi dot fyerjet që iu bënë.

“Më shau dhe më goditi”, mësohet të ketë thënë autori i vrasjes në Kavajë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here