Detaje nuk ka, por një marrëveshje e kanë arritur Mustafa e Vuçiq

0

Detaje nuk dihen, por një marrëveshje pëe drejtësinë dy kryeministrat, i Kosovës, Isa Mustafa dhe i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, e kanë arritur në orët e para të së martës në Bruksel.Kështu ka njoftuar Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini përmes një komunikate pas orës 2 të mëngjesit. “Dy kryeministrat kanë finalizuar marrëveshjen për drejtësinë dhe gjyqësorin në Kosovë dhe në këtë mënyrë kanë mbyllur kapitullin kritik të implementimit të marrëveshjes së Brukselit që do ta përmirësojë në mënyrë substanciale jetën e njerëzve në terren. I përgëzojë Isa Mustafën dhe Aleksandar Vucicin për këtë arritje” thuhet në deklaratë. Mogherini në deklaratën e saj ka thënë se Vuçiq dhe Mustafa kanë pasur një diskutim gjithëpërfshirës për të gjitha temat e dialogut ndërsa kanë bërë edhe një vlerësim edhe për punën e mbetur . Mogherini ka bërë të ditur se grupet punuese të dy palëve do të mblidhen gjatë ditëve të ardhshme për të punuar rreth implementimit. Po ashtu theksohet se dy Kryeministat janë zotuar që do ta çojnë përpara cështjen e normalizimit të raporteve. Sipas Mogherinit, dy kryeministrat janë dakorduar që do të merren edhe me çështjen e migrimit ilegal të kosovarëve.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here