Deri tani statusin e veteranit e kanë siguruar 23 mijë e 684 ish ushtarë

0

PRISHTINË, 9 SHKURT – “Komisioni Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të veteranëve, invalidëve, pjesëtarëve dhe të internuarve të UÇK-së, ka verifikuar deri tani 23 mijë e 684 veteranë luftëtarë, 4 mijë e 339 invalidë, 2 mijë e 142 dëshmorë, 8 mijë e 139 pjesëtarë të UÇK-së, 13 mijë e 136 pjesëmarrës të luftës”, ka bërë me dije sot kryetari i këtij komisioni Agim Çeku. “Në rishqyrtim janë edhe 2 mijë e 852 aplikacione, janë refuzuar 4 mijë e 486 aplikacione deri më tash”, ka sqaruar ai. Kryetari i Komisionit ka njoftuar se deri më 20 shkurt do të publikohen listat e të gjitha zonave dhe të Shtabit të Përgjithshëm. “Të mërkurën do të publikohet lista e parë e Zonës Operative të Llapit dhe të Zonës Operative të Karadakut, atëherë do të vazhdojmë deri më 20 shkurt të publikohen secila zonë”, ka saktësuar ai. Është e vërtetë që ky proces është stërzgjatur, por ju siguroj të gjithë atyre që kanë aplikuar, se kjo zgjatje nuk është bërë me faje të Komisionit apo në mungesë të vullnetit, por vërtetë ka qenë një punë shumë voluminoze”, ka thënë Çeku. Listat e para të publikuara sipas njoftimeve janë lista fillestare, dhe sipas Ligjit, të gjithë kanë të drejtë ankese 30 ditë pas ditës së publikimit. “Pas shqyrtimit të ankesave, Komisioni e publikon Listën përfundimtare, dhe nuk do të ketë më afat ankese, por gjithkush që mendon që nuk iu ka njohtë statusi, duhet të nis proces gjyqësor”, ka theksuar Agim Çeku. “Pas publikimit të listave secili veteran do të aplikoj personalisht për përfitimin e pensioneve dhe një gjë është e sigurt që në buxhetin e vitit 2015 janë të ndara 24 milionë euro për pensione për veteranë të luftës. Po ashtu është e sigurt që ky buxhet komplet do të shfrytëzohet për pensionet e veteranëve të luftës”, ka bërë të ditur Faik Fazliu, udhëheqës i Zyrës për Veteranët e UÇK-së në Qeverinë e Kosovës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here