Deputetja e BDI-së Ermira Mehmeti kërkon dorëheqjen e qeverisë

0

Deputetja e Bashkimit Demokratik për Integrim, në Parlamentin e Maqedonisë, Ermira Mehmeti, ka bërë thirrje sot për dorëheqje të Qeverisë së Maqeonisë, pjesë e së cilës është edhe partia e saj. Në llogarinë e saj në rrjetin social Facvebook ajo ka thënë se qeveria që e drejton Gruevski nuk i ka përmbushur pritjet e saja dhe të qytetarëve.

 

Lexojeni më poshtë postimin e plotë të deputetes Mehmeti, e cila sipas mediave nga Maqedonia atualisht ndodhet në SHBA si pjesë e programit studimor “Fulbright”:

 

“Une kam votuar per kete Qeveri sepse kam besuar se:
– do te anetaresohemi ne NATO
– do te nisim negociatat per UE
– do te realizojme premtimet per barazi te plote
– do te rikthejme vlerat e demokracise
– do te rivendosim sigurine
Por, gjate gjithe kesaj kohe, Qeveria:
– e izoloi vendin nga partneret nderkombetare
– e rrenoi imazhin pozitiv te vendit
– nuk tregoi asnje respekt per parimet e bashkeqeverisjes etnike
– pa ndalur e luftoi realizimin e Marreveshjes se Ohrit
– vendosi autoritarizmin ne vend te demokracise
– refuzoi dialogun
– rrenoi bashkejetesen
– prishi kohezionon e brendshem

Mjaft ishte. As qytetaret dhe as komuniteti nderkombetar nuk mbeshtet qeverisjen jodemokratike. Eshte koha per doreheqje.”

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here