Deputetja Blerta Deliu fton Prokurorinë të hetojë financuesit e institucioneve ilegale të arsimit

0

Deputetja e e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Blerta Deliu, ka ftuar Prokurorinë e Shtetit që të hetojë se cilët nga zyrtarët shetërorë kanë ndarë mjete për institucionet ilegale siç i ka quajtur ajo, të arsimit. Kjo pasi Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, e ka shpallur të jashtëligjshëm Qendrën rajonale ECPD, të transformuar në 2011-n në universitet. “Kjo i bie që diplomat që ka lëshuar ky institucion nuk do t’u njihen atyre që kanë qenë pjesë e këtij Universiteti. Për më keq që në këtë institucion kanë diplomuar zyrtarë të lartë të cilët janë të angazhuar në misione diplomatike”, ka shkruar Deliu. “Si anëtare e Komisionit për Politikë të Jashtme ftoj prokurorinë e shtetit që të nis hetimet ndaj zyrtarëve të Qeverisë të cilët kanë ndarë mjete për institucione ilegale poashtu në këtë rast do të duhej që të diolomuarit t’i nënshtrohen procesit të nostrifikimit në MASHT”. Sipas saj, bursat e ndara nga shteti për një kandidat shkojnë deri në 14 mije euro, kurse Ministria e Jashtme e udhëhequr nga Skënder Hyseni kishte ndarë nga buxheti i shtetit 80 mijë euro, për t’i shkolluar jashtëligjshëm stafin e vet.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here