Deputeti Zemaj: Deklarimet e Begajt rreth Rudit, jomorale, jonjerëzore

0

Armend Zemaj, deputet i LDK-së ka reaguar mjaftë ashpër ndaj prononcimit të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ragip Begaj në Portalin “Online” rreth mosushtrimit të funksionit të nënkryetarit të Komunës së Malishevës nga ana e Fetah Rudit të LDK-së. Ai e ka quajtur paragjykim vlerësimin e Begajt se Fetah Rudi nuk mund ta ushtrojë funksionin e nënkryetarit të komunës për shkak të problemeve shëndetësore. Rudi ka mbetur në karrocë invalidi që nga viti 2000 kur ndaj tij është bërë një atentat që pretendohet të ketë qenë politik. Deklarimet e Begajt, deputeti Zemaj i ka quajt ofenduese dhe jomorale.

 

Më poshtë mund ta lexoni postimin e plotë të deputetit Zemaj në Facebook.

 

“Paragjykimi se një qytetarë nuk mund të gëzoj një vend pune për arsye fizike, nuk përkon me etiken njerëzore, është jo morale, shkelje e ligjit dhe mbi të gjitha ofendim për atë që tentohet të ndertohet si demokraci dhe vend i zhvilluar.
Kryetari Begaj i Malisheves, ju duhet të ndiheni i ofenduar për arsyjen e atentatit politik që është bërë ndaj veprimtarit Fetah Rudi, ju duhet si kryetar i Malishevës të kërkoni zbardhjen e këtij atentati ndaj qytetarit tuaj Fetah Rudi.
Dhe për fund, mos punoni me logjiken e atyre që e deshten Fetah Rudin të vdekur, ky është shembull i keq jo vetem për atë qe keni ndertu bashkpunim institucional por mbi të gjitha është stimulim për krimin dhe kriminelet që deshten Fetah Rudin të vdekur..
LDK nuk është aset se kend mund ta zgjidhni ju për bashkpunim, ata kane dinjitet, politika dhe strukture të pavarur.”

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here