Deputeti turko-arab kishte sulmuar Ismail Qemalin, Hasan Prishtina i kishte kërkuar dyluftim atij

0

Bëmat dhe ndihma e Hasan Prishtinës në procesin që çoi drejt Pavarësisë janë rrëfyer në media nga stërnipi i tij Mehmet Prishtina. Ai ka zbuluar edhe një histori pikante të stërgjyshit, duke thënë se për të mbrojtur Ismail Qemalin, Hasan Prishtina ka sfiduar në dyluftim një deputet turko-arab.

“Si kryevepër të tij Hasan Prishtina ka projektin e tij për bashkimin e të gjitha trojeve shqiptare në një shtet të vetëm. Këtë ai e proklamoi duke hartuar 14 pika që për mua edhe sot kanë vlerë. Në janar 1912 ai mbajti një fjalim në parlamentin osman sipas të cilit në rast se nuk përfilleshin kërkesat e tij tha: unë do ngre dhe organizoj kryengritje në malet e Kosovës. Sulltani u përlot nga fjalimi, jo nga emocioni për fjalët e Hasanit por për shkak se me këtë fjalim ai kuptoi se Perandoria Osmane po merrte fund. Pikërisht për këtë fjalim Hasani u akuza për grusht shteti dhe u kërkua dënimi i tij me vdekje. Pas fjalimit Hasani u mbështetet fort nga deputetët e tjerë shqiptarë në parlamentin osman mes të cilëve edhe Ismail Qemal Vlora. Pas fjalës së tij në parlament, u ngrit një deputet turko-arab i cili debatoi ashpër me Ismail Qemalin dhe sipas dokumenteve e ka sulmuar Ismail Beun edhe fizikisht. Në këtë moment ka ndërhyrë Hasan Prishtina për të mbrojtur nderin dhe dinjitetin e Ismail Qemalit. Hasani i kërkoi deputetit turko-arab dyluftim, një duel me armë. Por Ismail Qemali nuk e lejoi të bënte këtë duel duke i thënë: Hasan, biri im, ti na duhesh për punë madhore, jo për këto. Këtë e rregullojmë ndryshe. Hasan Prishtina fatkeqësisht nuk ishte në Vlorë më 28 nëntor sepse u arrestua nga forcat e ushtrisë serbo malazeze dhe u burgos në Beograd”, ka rrëfyer Mehmet Prishtina.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here