Deputeti rumun në Parlamentin Evropian thotë se ka ardhur koha që Rumania të njoh pavarësinë e Kosovës

0

Rumunia duhet mbajë qëndrim të njëjtë me BE-në kur është fjala për Kosovën ka thënë Emilian Pavel, Kryetari i grupit “Miqtë e Serbisë” në Parlamentin Evropian.

Ka ardhur koha që Rumunia ta pranojë pavarësinë e Kosovës, njëkohësisht t’i përgjigjet kërkesës së shteteve tjera anëtare të Bashkimit Evropian për njohjen e Kosovës shtet të pavarur, ka thënë Emilian Pavel deputeti rumun në Parlamentin e BE-së.
Ai për gazetën Danas ka thënë se nuk ka qenë e mundur që Rumunia ta bëjë një gjë të tillë më herët për arsye se ka raporte të shkëlqyeshme me Serbinë për një kohë shumë të gjatë, transmeton lajmi.net
Sipas tij e vetmja rrugëdalje është që Rumania ta pranojë si shtet të pavarur Kosovën, me të cilin vendim ajo do t’i ndihmonte edhe Serbisë në rrugën drejt BE-së.
Ai poashtu ka përmendur edhe zhvillimet e rëndësishme të diplomacive mes dy vendeve Prishtinës dhe Beogradit. Pavel i cilëson si shumë të rëndësishme marrëveshjet e arritura mes Kosovës dhe Serbisë ndërsa nënvizon me një theks të veçantë marrëveshjen për normalizim të raporteve mes të dyja vendeve. (lajmi.net)

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here