Deputeti Rexhep Selimi poston një fotografi me policët me maska

0

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Rexhep Selimi, ka postuar një fotografi në faqen e tij, ku prapa tij shihen pjesëtarët e sigurimit të Kuvendit, të cilët kanë vendosur maska për shkak të gazit lotsjellës që e lëshon opozita gjatë seancave.

“Ju lutëm, mos i fyeni të gjithë policët. Keta prapa shpinës sime janë policë. Keto maska ua ka vënë Qeveria. Me shume po ua zënë fryme ato maska sesa po i mbrojne nga gazi. Ata ndoshta duken policë te kqijnj por shumica jane djem të mirë. Ata do të jenë edhe policë të mirë kur ta kenë ne udhëheqje nje qeveri të mirë”, ka shkruar ai.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here