Deputeti Kujtim Gjuzi e than gotën e birrës në pak sekonda, Stresi e pranon humbjen

0

Në emisionin e Luana Vjollcës “Shiko kush luan” në Top Channel, deputeti Kujtim Gjuzi dhe reperi Stresi u bënë pjesë e një prej shumë garave.

Dyshja kishte sfidën se kush do të pinte një gotë birrë i pari. Stresi që në fillim tha se e pi alkoolin por jo birrën.

Teksa Luana njoftoi fillimin e garës, në pak sekonda deputeti Gjuzi e mbaroi gotën e tij. Ndërkohë Stresi nuk piu shumë dhe pranoi humbjen madje dhe duke duartrokitur kundërshtarin.

Kujtim Gjuzi tha me shaka se: Ta dini që Stresi pi vetëm ujë, asgjë tjetër.

Ndërkohë Luana iu kundërpërgjigj duke thënë se Stresi e ka pranuar vetë që pi.

Nga ana e tij Stresi tha se birrën nuk e pi asnjëherë.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here