Deputeti grek kërcënon Shqipërinë

0

Ndërsa në Tiranë pritet që këtë muaj të mbërrijë për vizitë ministri i Jashtëm i vendit fqinj,eurodeputeti grek Georgios Epitideios ka thënë se Greqia do ta bllokojë Shqipërinë për në BE, nëse nuk bën marrëveshje për paktin detar sipas kritereve të Kopenhagenit.

Eurodeputeti grek e ka lënë barrën e zgjedhijes së çështjes tek pala shqiptare.

“Moskrijimi i problemeve me fqinjët dhe krijimi i një klimë të mirë me ta janë parime mjaft të rëndësishme. Nësekëta parime nuk respektohen, Greqia si shtet anëtar i BE-së mund ta bllokojë Shqipërinë në rrugën e saj drejt BE-së”, ka thënë Epitideios në një intervistë për ABC News

Ai ka theksuar se kjo është një çështje shqiptare dhe jo greke dhe se nëse palashqiptare bashkëpunon në interestë dyja palëve, atëherë, sipas tij, nuk do të ketë asnjë lloj probleme për asnjërën palë. /Albeu.com/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here