Deputeti Gëzim Kelmendi e braktisë PD-në, akuza të ndërsjella për tradhëti

0

Deputeti dhe nënkryetari i Partisë së Drejtësisë, Gëzim Kelmendi ka vendosur të largohet nga strukturat e kësaj partie. Kryesia e PD-së e ka quajtur legjitim këtë vendim por të padrejtë dhe të pabazë. Deputeti Kelmendi dje e ka arsyetuar dorëhqejen e tij me tradhëtinë e PD-së. “Tradhtia dhe mashtrimi i vazhdueshëm i votuesve të PD-së në veçanti dhe qytetarëve të Kosovës në përgjithësi, lakmia dhe uria për pushtet, shkelja e parimeve për interesa personale dhe për përfitime të ndryshme nga ana e Partisë së Drejtësisë, na bëjnë neve që të largohemi nga Partia e Drejtësisë”, ka shkruar ai dje në llogarinë e tij në Facebook. Kelmendi ka thënë se bashk me të dorëhqeje kishin dhënë edhe Vehbi Berisha-anëtar i Kryesisë së PD, Myhedin Sylqa-anëtar i Kryesisë së PD, Berat Dajaku-anëtar i Kryesisë së PD dhe Kryetar i degës së PD në Skënderaj, Nasuf Gashi -Kryetar i degës së PD në Drenas,
dhe komplet degët në Pejë, Drenas dhe Skënderaj. Kryesia e PD-së sot ka hedhur akuza të rënda ndaj Kelemndit pa i përmendur të tjerët. “Është pikërisht Kelmendi që tradhtoi elektoratin e PD-së, duke vënë, në mënyrë të përsëritur në lojë vlerat kombëtare dhe shtetë-ndërtuese të programit të PD-së, dhe duke u bërë anëtarë i Kuvendit të Kosovës me votat e elektoratit të PD-së prej të cilit tash po largohet”, është thënë në një komunikatë të PD-së. “Ata të cilët kanë vendosur që në këto ditë parazgjedhore partiake të largohen nga Partia e Drejtësisë kanë vlerësuar me të drejtë se konceptet e tyre politike për reduktimin e PD-së në parti me agjendë ekskluzivisht fetare asnjëherë nuk do të kenë sukses. Largimi i tyre vetëm së do të fuqizojë aktivitetin politik të PD-së duke e liruar atë nga një barrë e rëndë dhe e panevojshme”, është shtuar aty.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here