Deputeti Gashi: Deklarimet e Begajt rreth Rudit, të dënueshme nga ligji

0

Deputeti Arben Gashi i ka quajt të dënueshme në aspektin ligjor deklarartat e kryetarit të Malishevës Ragip Begajt se Fetah Rudi, i propozuari nga dega e LDK-së për nënkryetar komune Fetah Rudi nuk mund ta marrë këtë post për shkak tyë problemeve shëndetësore. Begaj ka deklaruar kështu për portalin “Online”, duke iu referuar gjendjes së Rudit pas atentatit që është bërë mbi të më 15 dhjetor 2000, prjk kur ai ka mbetur në karrocë invalidi.

“Të mos e pranosh z. Fetah Rudi për nënkryetar komune me arsyetimin se ai ka kufizime në lëvizje, në aspektin ligjor është e dënuesheme, në aspektin human është e papranueshme, në aspektin politik është diskriminuese”, ka shkruar deputeti Gashi.
“Mos të harrojm se z. Rudi është viktimë e bandave kriminale për uzurpimin e politikës së pasluftës në Kosovë”, ka tërhequr vërejtjen ai.

“Me ty jam Fetah Rudi”, e ka përmbyllur reagimin e tij deputeti I LDK-së në Parlamentin e Kosovës, Arben Gashi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here