Deputeti Fisnik Ismaili “ushtron” për protestën e sotme

0

Deputeti i lëvizjes Vëtevendosje, Fisnik Ismaili, ka zbuluar se gjatë kohës së lirë merret edhe me ushtrime fizike. Në rrjetin social Facebook, Ismaili, ka postuar një fotografi nga termini i tij në fitnes. Ai me shaka e ka ndërlidhur aktivitetin e tij me protestën e ditës së martë për kombinatin “Trepça” dhe kundër ministrit për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e Kosovës, Aleksandër Jabllanoviq. “Tuj u ba gati për protestë, i veshun në ngjyra të Trepçës, me djemtë e transformohu.com, që e kanë sosë me m’ba zhvillë”, ka shkruar Ismaili.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here