Deputetët tanë u thonë serbëve në mes të Beogradit se pavarësia e Kosovës është realitet i pakthyeshëm

0

Delegacioni i Parlamentit të Kosovës po qëndron në Beograd në konferencën e organizuar nga “Këshilli për Qeverisje Gjithpërfshirëse” ku po diskutohehet lidhur me procesin e normalizmit të mardhënjeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Deputetet e Parlamentit të Kosovës sipas një njoftimi të publikuar nga deputetja Blerta Deliu paraqitën qëndrimet për fqinjësi të mirë, bashkëpunim rajonal dhe për zbatimin e marrëveshjes ndërmjet dy vendeve.
“Deputetët theksuan se Pavarësia e Kosovës është realitet i pakthyeshëm dhe se janë të gatshëm të bashkëpunojnë me parlamentarët serb si me të gjithë fqinjët tjerë”, ka bërë me dije deputetja e PDK-së në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Gjatë takimit erret vesh se u ngrit çështja e të pagjeturve, mospengesa në mekanizma rajonal si dhe evitimi i pengesave administrative në kalimin e kufirit.
Deputetet e Parlamentit të Kosovës sipas njoftimit ofruan bashkëpunimin e tyre në krijimin e perspektivës së përbashkët evropiane për të dy vendet si dhe bënë thirrje tek parlamentarët serbë që konform marrëveshjes së Brukselit t’u shpjegohet qytetarëve realiteti i krijuar në Kosovë.Sipas njoftimitë deputetes Deliu-Kodra deputetët e Parlamentit të Kosovës, gjatë kalimit kufitar u ballafaquan me pengesa administrative.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here