Deputetet serbe “nervozohen”pse u përmend Republika e Kosovës

0

Deputetet gra të Kosovës dhe Serbisë kanë filluar takimin e tyre të përbashkët në Kuvendin e Kosovës. Megjithatë, takimi nuk eci aq mirë për shkak se të reagimit të deputetëve serb se shqiptarët shkelen marrëveshjen duke përmendur fjalën “Republika e Kosovës”.

Megjithatë, gratë thanë se ato janë të vendosura për të vazhduar bashkëpunimin për të shtrirë dorën e pajtim e për të ardhmen e brezave të rinj.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli tha se të dyja vendet duhet të shikojnë përpara dhe të lënë të kaluarën prapa.

Ndërsa, deputetja Blerta Deliu-Kodra tha se arrija deri te ky takim nuk ka qenë e lehtë dhe se dokumentari i prezantuar tani tregon për gratë e guximshme të cilat janë të gatshme të merren me sfida, të përmirësojnë gjendjen sociale, ekonomike, kujdesinë shëndetësor ndaj grave.

Kurse, deputetja nga parlamenti serb, Maria Obratoviq tha se kjo nuk është një përrallë e bukur por pajtimi duhet të bëhet mes dy popujve.

“Ju e shkelet marrëveshjen sepse ne jemi merr vesh që të mos përmendet Republika e Kosovës dhe as ne që jemi ardhë në pjesën jugore të Serbisë por po bëhemi tolerant dhe ta kalojmë edhe këtë pjesë”, ka thënë ajo.

E deputetja Teuta Sahatqiu, transmeton Express, kujtoj se në fillim të takimeve të grave deputete ka pasur edhe takime gjysëm ilegale dhe se ende ka dridhje në zemrat e tyre për atë se çfarë do të ndodh, si do të pritet takimi.

Ajo shtoi se për këso takime nuk ka nevojë për iniciativë nga BE siç ndodh me burrështetasit e të dyja vendeve.

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here