Deputetët përpiqen të ndikojnë tek shoqëria civile e Qipros për njohjen e Kosovës

0

Në kuadër të projektit për lobim “KS talks EU” të Këshillit Britanik për njohjen e Kosovës nga vendet e BE-së, sot një delegacion i shoqërisë civile të Qipros qëndroi për vizitë në Kuvendin e Kosovës, për t’u takuar me Komisionin për Punë të Jashtme dhe me Grupin e Grave Deputete.
Rëndësia e njohjes së shtetësisë së Kosovës nga Qiproja, ishte temë qendrore gjatë takimit të sotëm të Komisionit për Punë të Jashtme me përfaqësuesit nga shoqëria civile e Qipros.
Për angazhimet e komisionit në fushën e integrimeve evropiane, mysafirët u njoftuan nga nënkryetarja e Komisionit, Teuta Rugova.
Ajo tha se Kosova është duke u përpjekur që sa më shpejt të jetë pjesë e shteteve të integruara të BE-së, ndërsa vuri në pah sfidat që e përcjellin gjatë këtij procesi. “Mosnjohja e shtetësisë së Kosovës nga pesë shtetet të BE-së, në të cilat bënë pjesë edhe Qiproja, paraqesin pengesë të madhe në rrugën e integrimit të Kosovës”, tha Rugova.
Anëtarët Komisionit, Puhie Demaku, Elmi Reçica, Ismet Beqiri e Blerta Deliu, vlerësuan se vizita nga përfaqësuesit e shoqërisë civile nga Qiproja, paraqet ngjarje të shënuar për komisionin. Ata u angazhuan që bashkëpunimi në mes të shoqërisë civile nga Qiproja dhe shoqërisë civile nga Kosova, të thellohet edhe më tej, ndërsa u shprehën të bindur se bashkëpunimi me Komisionin për Punë të Jashtme, do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Anëtarët e komisionit, po ashtu vlerësuan se takimi i sotëm do të ndikojë që shoqëria civile dhe opinioni i gjerë në Qipro të njihen me realitetin në Kosovë, veçanërisht me gjendjen dhe statusin politik të komuniteteve joshumicë në vendin tonë.
Përfaqësuesit, e shoqërisë civile nga Qiproja: Michalis Avram, Lozos Loukaidis dhe Pvlos Koktsidis, ndërkaq, u shprehën se në kuadër të mundësive të tyre do të ndikojnë që Kosova të ecë papengueshëm në rrugën e saj të integrimeve. Ata po ashtu u shprehën të gatshëm për projekte të përbashkëta në mes të organizatave të shoqërisë civile nga Kosova dhe Qiproja.

Edhe Grupi i Grave Deputete-GGD në përbërje: Blerta Deliu-Kodra, Vjosa Osmani, Shqipe Pantina, Time Kadriaj dhe Myfera Shinik pritën delegacionin 6 anëtarësh nga Qiproja, i cili po e viziton Kosovën.
Duke i uruar mirëseardhje delegacionit, deputetja Vjosa Osmani, tha: “Grupi i Grave Deputete është grupi më i madh parlamentar, i cili ka në përbërje gratë e të gjitha grupeve parlamentare dhe të nacionaliteteve. GGD-ja angazhohet vazhdimisht për të fuqizuar rolin e gruas, jo vetëm në parlament, por edhe në sektorë tjerë. Fokusi ynë, theksuan deputetet, është sidomos në disa ligje që ndikojnë në këtë aspekt, si: ligji për pronën, trashëgiminë, dhunën ndaj gruas e tjerë.
Nga delegacioni i Qipros foli znj. Louiza Hadjivasiliou, e cila u shpreh e impresionuar me përfshirjen dhe potencialin e grave të Kuvendit të Kosovës. Delegacioni veçanërisht vlerësoi rolin e grave në demokraci dhe për imazhin e mirë të vendit.
Për ne është e rëndësishme, theksuan deputetet, që Qipro të ketë pasqyrë reale për Kosovën dhe të shohë, se këtu ka zbatim të të drejtave, të gjitha nacionaliteteve që jetojnë në Kosovë. “Ne presim që ju të ndikoni për aq sa është e mundur, që Qipro ta njoh Kosovën shtet, meqë Qiproja është njëra nga pesë vendet e BE-së që ende nuk e kanë njohur Kosovën”, theksuan gratë deputete.

qiprto2

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here