Deputetët nuk arritën ta zgjedhin Avokatin e Popullit

0

Kuvendi i Kosovës as sot nuk ia ka dalë të zgjedhë Avokatin e Popullit. Pas procedurës me votim të fshehtë, pas tri raundeve të votimit, asnjëri nga kandidatët e propozuar nuk i morën votat e mjaftueshme për këtë pozitë. Veton Vula i ka marrë 49 vota, dhe ato nuk kanë mjaftuar që ai të ulet në karrigen e Avokattit të Popullit. Në bazë të ligjit këtë pozitë e fiton ai që i siguron 61 vota të deputetëve, apo shumicën e thjeshtë. Pas Vulës me vota ishte ranguar si e dyta Shqipe Ibraj-Malaj me 34 vota. Që në raundin e parë janë diskualifikuar Suzana Novobërdali e cila ka marrë 21 vota dhe Mazllum Baraliu me vetëm 14 vota.  Konkursi për Avokatin e Popullit do të përsëritet. Mazllum Baraliu sot ka pësuar edhe një disfatë  derisa ishte në kërkim të votave të deputetëve. Kuvendi sot nuk emëroi Mazllum Baraliun, anëtar të Këshillit Drejtues të Institutit Gjyqësor të Kosovës, meqë shumica e votave të deputetëve ishin kundër tij.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here