Deputetët e Listës Serbe po rrinë në Kuvendin e Kosovës në pritje të komisionerit Hahn

0

Deputetët e Listës Serbe po qëndrojnë në Kuvendin e Kosovës në pritje të komisionerit evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi Johannes Hahn, i cili nesër pritet të vizitojë Kosovën.

Lajmin e ka konfirmuar kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, pas mbledhjes së Shtabit të krizës në Mitrovicën Veriore, në një konferencë të jashtëzakonshme me gazetarë.

“Si përfaqësues politik legjitim, të popullit serb, ata (deputetët) dëshirojnë që komisionerit Hahn t’i tregojnë për veprimet anti-serbe të Prishtinës përmes të cilave nxitet kriza humanitare e drejtuar kundër serbëve në hapësirat e Kosovës”, ka thënë Rakiq.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here