Deputetët e Listës Serbe dolën nga “ngujimi”, Hahn u premtoi që do të zbusë taksën

0

Deputetët e Listës Serbe të cilët kanë kaluar natën të ngujuar në hapësirën e grupit të tyre parlamentar në Kuvendin e Kosovës, në shenjë proteste për taksën 100% për mallrat serbe, tashmë janë larguar.

Kjo pasi ata realizuan qëllimin duke pasur një takim të mbyllur me komisionerin evropian Johannes Hahn.

Hahn pas takimeve me liderët e Kosovës u ka premtuar deputetëve të Listës Serbe se do të mundohet që t’i bind që të paktën të zbusin masën prej taksës prej 100% ndaj mallrave serbe, shkruan KlanKosova.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here