Deputetet e Kosovës, seancë të përbashkët me gratë e gjoegrafisë shqiptare, më 8 Mars

0

PRISHTINË, 23 SHKURT –Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës në mbledhjen e sotme e ka miratuar kërkesën e Grupit të Grave Deputete të Kuvendit të Kosovës për mbajtjen e një seance të përbashkët me gratë deputete nga Shqipëria, Maqedonia, si dhe politikanet nga Presheva dhe Mali i Zi, me rastin e 8 Marsit. Pas mbledhjes së kryesisë është bërë e ditur se Kuvendi do të mblidhet në seancë plenare të enjten, më 26 shkurt, në orën 10:00. Pas pikave të zakonshme, koha për deklarime jashtë rendit të ditës dhe pyetje parlamentare, Kuvendi do të shqyrtojë propozimet për emërimin e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe të një anëtari të Këshillit Drejtues të Institutit Gjyqësor të Kosovës, si dhe do të formojë Komisionin ad hoc për përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here