Deputët që hodhën gazin lotsjellës në Kuvend, dalin para gjykatës

0

Ka filluar seanca dëgjimore për caktimin e masës për deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje që hodhën gaz lotsjellës gjatë punimeve të seancës së Kuvendit të Kosovës.

Deputetët e arrestuar janë;  Arbërie Nagavci, Drita Millaku, Fitore Pacolli, Liburn Aliu, Valon Ramadani, Salih Zyba dhe Xhelal Sveçla.

Gjyqtari Agim Kuqi ka bërë të ditur se kjo seancë është  e mbyllur për media, raporton KosovaPress.

Atë ditë deputetët e Vetëvendosjes hodhën gaz katër herë duke tentuar ta pamundësojnë votimin e marrëveshjes për demarkacion.

Prokuroria ka kërkuar paraburgim për deputetët, ndërsa Vetëvendosja lirimin e tyre.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here