Deputetёt e PE-së ia kërkojnë KE-së vizat pёr Kosovën

0

Deputetёt e Parlamentit Evropian i kanё dërguar letёr tё hapur Kёshillit Evropian dhe presidencës austriake, nga tё cilёt kёrkojnё trajtimin e çështjes sё liberalizimit tё vizave pёr qyetarёt e Kosovës.

“Kosova vazhdon tё mbetet i vetmi vend i Ballkanit Perëndimor, qytetarёt e tё cilit ju duhet viza pёr tё udhёtuar nё zonёn Schengen. Kjo ka krijuar një ndjenje tё izolimit qё ndikon nё jetёn e pёrditshme tё kosvarёve. Ne tashmё jemi dёshmitarё tё krijimit tё njё gjenerate tё tёrё, tё shkёputur nga pjesa tjetёr e Evropёs sё bashkuar dhe tё  zhvilluar, thuhet në letrën e hapur

Letrёn e hapur e kanё iniciuar eurodeputetët Tanja Fajon dhe Eduard Kukan. Atё e kanё nёnshkruar 22 eurodeputetё. Iniciativa ёshtё pasojё e konfirmimit se presidenca austriake nuk do e pёrfshijё nё agjendё çështjen e vizave pёr kosovarёt nё takimin e 6 dhjetorit. Tanja Fajon, raportuese pёr vizat e ka cilёsuar kёtё gjё si frustruese dhe ka paralajmёruar se nё dy vitet e ardhshme asnjё presidencё nuk ёshtё e gatshme ta vёj nё votim liberalizimin  e vizave pёr Kosovarёt.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here